MAP-i bën lansimin e projektit elektronik e-kutia

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 09:11 | Nga

Ministria e Administratës Publike (MAP) në një ceremoni që do të organizoj sot do të bëjë lansimin e projektit elektronik e-kutia.

MAP me mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka dizajnuar projektin për matjen e opinionit të qytetarëve për shërbimet administrative që ofrohen nga institucionet e Republikës së Kosovës

Qëllimi parësor i këtij projekti është të siguruarit së shërbimet administrative që ofrohen nga institucionet u përgjigjen nevojave dhe pritjeve të qytetarëve.

Konkretisht synimi është që shërbimet administrative për qytetarë të ofrohen sa më shpejtë, duke respektuar në plotëni afatet e përcaktuara ligjore, të jenë me kosto sa më të ulët si dhe shërbimet të ofrohen me cilësi të lartë në mënyrë transparente.

Vlerësimet e qytetarëve të grumbulluara në formë elektronike para se gjithash do të mundësojnë rritjen e llogaridhënies për shërbimet administrative dhe adresimin në mënyrë koherente të pakënaqësive eventuale të qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme