Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, dhe zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, nënshkruan sot marrëveshjen për realizimin e projektit “Renovimi i rrugës kryesore në Babimoc dhe rruga ‘Dituria'”.
Pas nënshkrimit, kryetari Gashi dhe zv.ministri Gecaj theksuan se projektet e tilla kapitale ndihmojnë në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore.
Kreu i Komunës e falënderoi MAPL-në për mbështetjen e vazhdueshme që është duke iu dhënë.