Në kuadër të financimit të projekteve për avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare Forumi për Zhvillim dhe Demokraci “FODEM”, Xhavit Mehmeti për financimin e projektit “Forcimi i mekanizmave konsultativ dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”.
Projekti ka për qëllim sensibilizimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike përmes konsultimeve, diskutimeve, debateve, iniciativave, propozimeve si dhe fuqizimit të trupave konsultativ siç janë: forumet, komitetet dhe komisionet. Aktivitetet të cilat do të realizohen gjatë projektit janë të fokusuara në organizimin e trajnimeve me temë “Roli dhe rëndësia e komiteteve konsultative në jetën publike”.