MAPL-ja ndan 100 mijë euro për ndriçimin publik në Rahovec

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 14:42 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, sot kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi për implementimin e projektit “Aplikimi i masave të EE-së- ndriçimi publik në qytetin e Rahovecit”.

MAPL-ja do të mbështet projektin “Aplikimi i masave të EE-së- ndriçimi publik në qytetin e Rahovecit” me 100 mijë euro, kurse pjesa tjetër e projektit do të financohet nga buxheti i Komunës së Rahovecit.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit, për qytetin e Rahovecit do të thotë shumë, pasi që do të bëhet ndriçimi publik për disa rrugë përbrenda qytetit , dhe me këtë do të përfitojnë shumë edhe qytetarët të cilët jetojnë nëpër ato rrugë të cilat deri më tani nuk kanë pasur ndriçim publik.

MAPL3

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme