Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për herë të dytë ia ka drejtuar një shkresë kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, dhe kryesuesit të KK-së, Faruk Guri, për ta shqyrtuar në mbledhjen e radhës së KK-së peticionin me 3346 nënshkrime për vendosjen e shtatores së Tony Blairit në Feriza.
Në shkresën e parë të datën 4.01.2017, MAPL-ja ka konstatuar se KK-ja ka bërë një varg shkeljesh ligjore në mbledhjen e datës 29.09.2016, derisa Kuvendi është organi kompetent për shqyrtimin e peticionit të qytetarëve të Komunës në pajtim me nenin 69 të Ligjit nr. 03/1-014 për vetëqeverisje lokale, Statutin e Komunës dhe Rregulloren e punës së Kuvendit, mirëpo deri tashti nuk janë përfillur ato.
Ndërkohë të enjten, më datën 13.04.2017, Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal ia ka kthyer edhe një shkresë kryetarit Svarqa, kryesuesit Guri dhe këshilltarit të KK-së, Bashkim Faliu, nga radhët e Nismës Qytetare për Ferizajn, i cili është iniciator për emërtimin e sheshit Tony Blair. (Koha Ditore)