Ekonomia Online
FUNDIT

Maqedonci dhuron gjak në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut

Maqedonci dhuron gjak në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut

Në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhuruar gjak në shenjë solidariteti dhe përkushtimi ndaj shëndetit të komunitetit. Me këtë rast, ai theksoi se ky veprim simbolizon frymën e ndihmës dhe mbështetjes që të gjithë duhet të tregojmë për njëri-tjetrin. “Dhurimi i gjakut duhet kuptuar si ndihmë aktive ofruar […]

Në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhuruar gjak në shenjë solidariteti dhe përkushtimi ndaj shëndetit të komunitetit.

Me këtë rast, ai theksoi se ky veprim simbolizon frymën e ndihmës dhe mbështetjes që të gjithë duhet të tregojmë për njëri-tjetrin.

“Dhurimi i gjakut duhet kuptuar si ndihmë aktive ofruar shoqërisë, kjo për shkak se nevoja për gjak është konstante e ndërsa qëndrueshmëria e limituar, andaj dhe dhurimi i gjakut duhet bërë në mënyrë periodike”, tha Maqedonci.

Që nga data 13 maj në ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ka filluar sesioni i parë i dhurimit vullnetar të gjakut e që do të vazhdojë deri më 24 qershor. Ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit mes ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Dhurimi vullnetar i gjakut është aktivitet i planifikuar dy herë në vit në ministri të Mbrojtjes dhe FSK.

Të ngjashme