Maqedonci priti në takim lamtumirës atasheun çek të mbrojtjes, vlerëson bashkëpunimin mes dy vendeve

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim lamtumirës me atasheun jorezident të mbrojtjes së Republikës së Çekisë për Kosovën, kolonel Radim Jonas, i cili po përfundon mandatin e tij.

Gjatë takimit, Maqedonci e ka falënderuar kolonel Jonas për angazhimin dhe kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Çekisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas ministrit në detyrë, gjatë katër viteve të shërbimit të tij, kolonel Jonas ka luajtur rol në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe në ndërtimin e një partneriteti më të fuqishëm.

“E falënderova kolonel Jonas për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kontributin e tij në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka deklaruar Maqedonci.

Në përfundim të takimit, ministri i ka uruar kolonelit Radim Jonas suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve.

Të ngjashme