Maqedonci takohet me homologun kroat, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

Prishtinë | 08 Dhj 2023 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun kroat Ivan Anusiq, në Pragë të Çekisë.

Maqedonci ka theksuar se Republika e Kroacisë është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë.

“Në kuadrin e pjesëmarrjes në ministerialin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet sot në Pragë, takova Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, z. Ivan Anušič”, shkroi Maqedonci.

“E falënderova homologun tim kroat për gjithë mbështetjen e ofruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, duke theksuar se Republika e Kroacisë është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë”.

“U dakorduam për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer që veçse ekziston ndërmjet dy shteteve.

Të ngjashme