Maqedoni e Veriut, shtyhet votimi për një orë në disa vendvotime – nuk do të mbyllen në orën 19:00

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Në nëntë vendvotime në Maqedoni të Veriut ka filluar me vonesë procesi i votimit, për më tepër se një orë.

Këto vendvotime janë: 28-67/01, 28-31, 28-15 në komunën Qendër, në komunën e Sarajit vendvotimet 24-33, 24-35, 24-38, në komunë Karposh në vendvotimin numër 26-52, në komunën e Çeshinovës dhe Obleshevës në vendvotimin 0887 dhe në komunën e Zelenikovës në vendvotimin 2373.

Në të njëjtat vendvotime do të vazhdojë procesi i votimit për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja e votimit./alsatm/

Të ngjashme