Maqedoni e Veriut, tre të vdekur dhe 118 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Në Maqedoninë e Veriut kanë dalë pozitiv brenda 24 orëve të fundit 118 persona, nga 1653 testime sa ishin kryer.

Gjithashtu janë shënuar edhe 3 viktima si dhe u shëruan 127 pacientë, transmeton Klan Kosova.

Rastet e reja me Covid-19 janë të shpërndara sipas qyteteve të mëposhtme: Shkup-55, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-5, Prilep-9, Tetovë-6, Strugë-1, Vels-2, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-4, Gostivar-2, Strumicë -1, Kriva Pallanka -2, Koçan-1, Probishtip-1, Berovë-1, Vinicë-3, Dellçevë-2, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë -4.

Të ngjashme