Maqedoni, shteti “grabit” fitimin e qytetarëve që luajnë në bastore dhe kazino

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Nga 1 janari ka nisur të aplikohet edhe rritja e tatimit të fitimit personal nga 10 deri në 15 për qind nga lojrat e fatit. Ashtu që kjo masë do të prekë xhepin e qytetarëve që luajnë në bastore dhe kazino.

Si shembull nëse qytetari fiton 2.000 (dy mijë) denarë, atëherë shteti do ti ndal apo do ti marrë si tatim mbi 290 denarë.

Nga bastoret kanë theksuar për televizionin Telma se me këtë politikë të re të tatimeve, shteti drejtpërdrejt godet qytetarët, apo gjegjësisht mbi 500 mijë që çdo ditë provojnë dhe luajnë lojërat e fatit, përcjell INA.

Në Maqedoni numërohen mbi 500 bastore dhe mbi 200 kazino, duke përjashtuar edhe ato ilegale që janë nëpër vendbanime rurale.

Sipas njohësve të trendeve ekonomike, me këtë masë të re shteti planifikon të përfitojë rreth 20 milionë euro në vit. (INA)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme