Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 912 teste, ndërsa janë regjistruar 103 raste të reja me Covid-19.
Sipas qyteteve: Shkup-13, Kumanovë-26, Shtip-5, Prilep-7, Tetovë-3, Ohër-2, Kavadar-6, Gostivar-15, Gjevgjeli-2, Strumicë-1, Kriva Pallankë-2, Demir Hisar-7, Berovë-1, Vinicë-5, Dellçevë-2, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-2, Negotin-1 .
Janë regjistruar edhe tre viktima nga coronavirusi: nga Shkupi (69), Velesi (35) dhe Makedonski Brod (77). Të gjithë pacientët vdiqën në spital, njofton Telegrafi Maqedoni.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 12.840 persona.