Maqedonia e Serbia nga sot menaxhojnë bashkërisht pikëkalimin Tabanoc – Preshevë

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Prej sot hyn në fuqi projekti për menaxhim të përbashkët kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në vendkalimin Tabanoc – Preshevë. Ky projekt i ashtuquajtur “One stop shop” synon kontrolle kufitare dhe doganim në një pikë të përbashkët. Me këtë dyfish do të ulet koha e pritjes dhe procedurat e shqyrtimit të dokumentacioneve.

Në startimin e këtij projekti sot do të jenë të pranishëm kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq. Kjo e fundit në kuadër të vizitës do të zhvillojë edhe takime në Shkup me krerët e lartë shtetëror.

Kontrolli i përbashkët do të kryhet në një objekt të përbashkët. Kufitarët serb do të kontrollojnë kalimtarët dhe mallrat që nga Serbia udhëtojnë për në Maqedoninë e Veriut, ndërsa të kundërtën do ta bëjnë kufitarët e Maqedonisë së Veriut. Projekti i tillë “One Stop shop” pritet të realizohet edhe me vendet e tjera fqinje, duke filluar për një kohë të shkurtër me Shqipërinë/INA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme