Diego Armando Maradona ka siguruar të gjithë se ai është dhe se ndjen keqardhje që ka shqetësuar të gjithë pas qëndrimit në spital.
Legjenda e Napolit dhe Argjentinës është dërguar me urgjencë në spital në Buenos Aires të premten në mbrëmje, pasi një kontroll e rregullt tregoi për rrjedhje të gjakut në stomik.
Megjithatë, pas lirimit nga spitali, Maradona iu është drejtuar tifozëve të tij nga rrjetet sociale.
“Unë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e inkurajimit. Jam mirë dhe më vjen keq që ju kam shqetësuar”, ka thënë Maradona, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ju siguroj se nuk ka asgjë serioze”.