Shou i Maradonës në Meksikë. Legjenda e futbollit botëror e nis me fitores eksperiencën në krye të Dorados di Sinaloa, që mposhti 4-1 Tapachula për suksesin e parë sezonal në Ligën e Dytë të këtij vendi.
Sulmuesi Vinicio Angulo, më numrin 10 në fanellë, atë që mbante dikur argjentinasi, realizoi tregolësh, transmeton Klan Kosova.
El Pibe de Oro luajti ndeshjen e tij në pankinë. Telekamerat e fokusonin shpesh, madje edhe kur tentoi të këndonte himnin meksikan.
Maradona nuk përmbahej në momentet e shënimit të golave të skuadrës së tij, duke festuar si i çmendur. Edhe tifozët nuk kanë mbetur pas, ata e kanë nderuar me duartrokitje të shumta dhe me ovacione.
Ai ua ktheu tifozëve duke festuar poshtë sektorit ultras, sikurse kishte bërë edhe gjatë prezantimit të tij, shkruan Supersport.al, transmeton Klan Kosova..