Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, është shtruar në spital. Mjeku personal i tij, Leopoldo Luque, ka njoftuar se pacienti i tij ka probleme me frymëmarrjen mirëpo nuk është bërë e ditur nëse është i infektuar me koronavirus.
Maradona, që ka mbushur 60 vjet të premten, është pranuar në klinikën e qytetin La Plata, disa kilometra nga Buenos Aires.
Ylli i dikurshëm i futbollit argjenitas ishte izoluar javë më parë pasi që kishte pasur kontakte me një person të infektuar me COVID-19.