Ekonomia Online
FUNDIT

“Marakli t’kerreve” të premten në protestë kundër shtrenjtimit të sigurimit të veturave

“Marakli t’kerreve” të premten në protestë kundër shtrenjtimit të sigurimit të veturave

Grupi “Marakli t’kerreve” të premten me datë 22 nëntor me fillim nga ora 13:00 organizojnë protestë kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, për shtrenjtimin e sigurimeve të veturave për 26 përqind. “Nga data 15 Nëntor ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%. Duke […]

Grupi “Marakli t’kerreve” të premten me datë 22 nëntor me fillim nga ora 13:00 organizojnë protestë kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, për shtrenjtimin e sigurimeve të veturave për 26 përqind.

“Nga data 15 Nëntor ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%. Duke e ditur këtë fakt i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq, prandaj me datë 22 NËNTOR 2019 (E Premte ) nga ora 13:00 grupi “Marakli t’kerreve” organizon protestë me qëllimin e vetëm, atë të kundërshtimit të këtij vendimi. Protesta do të mbahet në rrugën “Luan Haradinaj” pranë BQK-së. Ne ftojmë çdo qytetar, organizatë, media si dhe çdo palë tjetër të interesuar të na bashkohet në mënyrë që të arrijmë synimet tona “- shkruan në njoftimin e Marakli t’kerreve

Të ngjashme