Gjysmëfinalja mes Real Madridit dhe Bayern Munichut dha spektakël të madh në Bernabeu, ku nuk munguan as polemikat për performancën e gjyqtarit turk, Cuneyt Cakir.
Aksioni që më shumti nxiti pakënaqësi te tifozët gjermanë ishte rasti kur mbrojtësi Marcelo ndali me dorë një krosim të Joshua Kimmich në fund të pjesës së parë, veprim të cilin gjyqtarët nuk e vlerësuan si të parregullt.
Për këtë ka folur edhe vet Marcelo, i cili u tha gazetarëve pas ndeshjes që topi e goditi dorën e tij, ashtu siç shihet edhe në pamjet nga kamerat.
“Topi goditi dorën time, po”. A ishte penallti? “Dora brenda zonës është penallti, por kam thënë gjithmonë që nuk dua të flas për gjyqtarët dhe këtë nuk do ta bëj as sot. Ata kanë punë të vështirë”, tha mbrojtësi brazilian që vlerësohet si ndër lojtarët kryesorë në ekipin e Zidane, transmeton Gazeta Metro.
Për këtë penallti të paakorduar ka folur edhe trajneri i Bayernit. Heynckes tha që ishte penallti, por ekipi i tij duhet të shikojë kah vetja për këtë humbje, pasi lëshuan shumë raste për gola në të dy ndeshjet.
Bueno hasta Marcelo acaba de admitir que fue penal … para los que dicen que no fue. De nada sirve ya … Bayern fue asaltado una vez más y esto ya es historia. pic.twitter.com/Kq94kt2PGj
— Pedro Paliz Pedri64 (@Pedri64_) May 1, 2018