Marcelo flet për ankthin e madh që kishte para ndeshjes me Liverpool

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Marcelo për ‘The Players Tribune’ ka zbuluar detaje tronditëse të finales së Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid mposhti Liverpoolin me rezultat 3:1.

Mbrojtësi brazilian pranon se ka kaluar një ankth, duke mos u ndjerë mirë, por që kishte vendosur të luante, edhe nëse do t’i duhej të vdiste.

“Gjithmonë ndjeheni nervoz, por këtë herë ishte më ndryshe, mendova se do të kem asfiksi”, ka deklaruar Marcelo, përcjell lajmi.net.

“Gjithçka filloi një natë para finales, unë nuk mund të haja, nuk mund të flija. Unë mendoja vetëm për lojën”, vazhdoi Marcelo.

“Kur keni mundësinë për të bërë historinë (të fitoni tre tituj të Ligës së Kampionëve më radhë), ju ndjeni një peshë të madhe, madje kam menduar të telefonoj mjekun, por isha i shqetësuar se ai nuk do të më linte të luaja. Dhe më duhej të luaja atë finale”.

“E dija që kur të hyja në fushë, gjithçka do të ishte mirë, nuk mund të ndodhte asgjë e keqe, me topin në këmbë, pushon së menduari”

“Kur preka barin, unë përsëri pata probleme me frymëmarrjen dhe mendova, nëse duhet të vdes sonte, atëherë do të vdes”.

Të ngjashme