Marcelo ka humbur shpejt besimin e shokëve të skuadrës dhe trajnerit Zinedine Zidane në Real Madrid dhe për këtë nuk po luan.
Mbrojtësi brazilian ka qenë nga më të mirët në botë në pozitën e tij dekadën e fundit, por këtë sezon nuk po gjen hapësira në ekipin e francezit Zidane.
Sipas ekspertit të Okdiario, Eduardo Inda, Marcelo ka humbur besimin e trajnerit, por edhe të bashkëlojtarëve.
Zidane dëshiron shitjen e ‘70 për qind’ të skuadrës nëse mbetet te Real Madridi, yje si Hazard dhe Kroos rrezikojnë largimin
Zidane dëshiron shitjen e ‘70 për qind’ të skuadrës nëse mbetet te Real Madridi, yje si Hazard dhe Kroos rrezikojnë largimin
“Senatorët e zhveshtores dhe Zidane janë të zemëruar me Marcelon”, ka thënë fillimisht Inda për El Chiringuito.
“Ai është një lojtar i rikuperueshëm, por shokët e tij të skuadrës nuk i besojnë më dhe Zidane ndan atë mosbesim”.
Ndryshe, Marcelo ka një kontratë deri në vitin 2022 me Real Madridin, por mund të largohet në janar ose verën e vitit 2021.