Pas transferimit të Cristiano Ronaldos gjiganti italian, Juventus mund të bëjë tjerët goditje të madhe në këtë afat kalimtar.
Corriere della Sera raporton se pas Ronaldos është ylli tjetër i Real Madridit, Marcelo që mund të bashkohet me Juventusin në këtë afat kalimtar.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se agjenti i mbrojtësit brazilian, Jorge Mendes po shtyn për një transferim të 30 vjeçarit te kampioni i Italisë.
“Zonja e Vjetër” thuhet se do të duhet të paguajë 40-60 milionë euro për Marcelon, megjithatë këto para do të mund t’i siguronte në rast të shitjes së Alex Sandros.