Një mashkull shqiptar në Gjakovë, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi gjatë kontrollimit të veturës së tij me tabela vendore, në një pako me cigare i është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Pesha e substancës ishte prej 0.64 gramësh, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar ndërsa rasti mbetet të hetohet, njofton Klan Kosova.