Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, e ka quajtur ekstremist avokatin Tomë Gashi duke thënë se ka shumë të tillë në Prishtinë.
“Urrejtja e ekstremistëve të ndryshëm në Prishtinë, përfshirë Tomë Gashin, ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq është një urrejtje për paqen dhe të ardhmen”, deklaroi sot Gjuriq, njofton Klan Kosova.
Ai këtë e tha për shkak të kallëzimit penal që Gashi ka ngritur në mbrojte të viktimave të Masakrës së Reçakut që i pari serb e mohoi.
“Kjo konfirmohet më së miri nga protesta e Vetëvendosjes në Tiranë kundër përpjekjeve për të qetësuar marrëdhëniet politike në rajon dhe për
inkurajimin zhvillimin e përbashkët ekonomik dhe duke liberalizuar lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit”, shkruan Tanjug.