I ashtuquajturi drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq sipas mediave serbe ka arritur të hyjë në territorin e Kosovës pasi sipas tyre është parë në sallën ku pritej të mbahet debati mbi dialogun e brendshëm për Kosovën, njofton Klan Kosova.
Autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se nuk lejojnë hyrjen e tre zyrtarëve serbë për vizitë në Kosovë ndërsa dhe është paralajmëruar arrestimi i gjithë atyre të cilët hyjnë në territorin e Kosovës pa leje paraprake.
Sipas mediumit serb TVmost, Gjuriq në fjalimin e tij ka deklaruar se ”Kosova kurrë nuk do të jetë shtet i pavarur”, njofton Klan Kosova.