Markusz: Marrëdhëniet e mira me Kosovën do të vazhdojnë edhe në të ardhmen

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 20:03 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, priti sot në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin biseduan për zhvillimet politike në vend dhe thellimin e bashkëpunimit shtetëror mes të dyja vendeve.

Zëvendësministri Gecaj shprehu mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen që ka dhënë Hungaria për Kosovën.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë,  Markusz, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në të gjitha projektet me interes për institucionet dhe qytetarët e Kosovës dhe tha se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Kosovës dhe Hungarisë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

 

 

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme