Marotta e pret largimin e Icardit

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Drejtori ekzekutiv i klubit Inter, Giuseppe Marotta, është duke e pritur largimin e sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi.

Kjo për shkak se futbollisti 26 vjeçar nuk është i përfshirë në planet e skuadrës italiane, shkruan Goal.

Pavarësisht se gruaja e Icardit ka thënë se ai mund të qëndrojë në Inter, pas transferimit të futbollistëve Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, ka pak shpresë që futbollisti në fjalë të mbetet në klub.

Të ngjashme