Marrëdhëniet me ShBA-të: Serbia me full lobim, Kosova zero

Prishtinë | 01 Gus 2026 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Komunikimet mes Kosovës dhe administratës amerikane po përballen me vështirësi, ndërsa mungesa e kompanive lobuese në Uashington dhe pezullimi i dialogut strategjik kanë krijuar një boshllëk diplomatik që po shfrytëzohet nga Serbia.

Sipas njohësve të politikës së jashtme, Beogradi ka intensifikuar aktivitetin e tij në kryeqytetin amerikan përmes angazhimit të disa kompanive lobuese, ndërsa Kosova ka reduktuar ndjeshëm praninë e saj në SHBA, krahasuar me vitet e kaluara kur kishte mbi 15 kompani lobimi.

Kryetari i Federatës “Vatra” në ShBA, Elmi Berisha, ka paralajmëruar se kjo situatë mund të jetë e pafavorshme për Kosovën, sidomos në një kohë kur vendime të rëndësishme për rajonin mund të merren në Uashington.

Edhe ish-diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se Serbia ka përfituar nga ngërçi politik në Prishtinë dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale, duke kërkuar një angazhim më të madh institucional për rikthimin e komunikimit me administratën amerikane.

Shqetësime për raportet Kosovë-SHBA ka shprehur edhe ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se Kosova rrezikon të humbasë besimin e Uashingtonit.

Të ngjashme