Marrëveshja finale – Kosovës e Serbisë i kërkohet të merren vesh, roli i shoqërisë civile i rëndësishëm

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 11:14 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Samitit të Paqes dhe Demokracisë, është mbajtur paneli “Synimi për marrëveshje: Perspektiva mbi arritjen e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, raporton Ekonomia Online. Në këtë panel u diskutua për rëndësinë e shoqërisë civile dhe rolin e saj për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Dragisha Mijaçiq, drejtoreshë ekzekutive e “Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial”, Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentumin për arritjen e marrëveshjes që e kanë përpara.

“Tani është momenti që të dyja vendet ta nënshkruajnë marrëveshjen. Marrëveshja është aty, nuk ka tjetër. Kjo është një mundësi që vjen një herë në jetë”.

Engjëllushe Morina, anëtare e lartë e politikave në Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, e sheh veriun e Kosovës si problemin kryesor ndërmjet dy shteteve.

Ajo tha se politika po ndikon në veprimtarinë e shoqërisë civile për të keqe.

“Ambasadori foli për normalizimin e raporteve. Problemi mes Kosovës dhe Serbisë është veriu i Kosovës, është një çështje territoriale”.

“Serbia dëshiron që ta rrisë kontrollin në veri, ne anën tjetër Kosova dëshiron ta shtrijë sovranitetin atje. Ka limite për atë që shoqëria civile mund të bëjë. Politika po e ndikon shoqërinë civile për të keqe”.

Por, sipas Lan Bancroft, menaxheri i projektit dhe autori i “Iniciativës për Ndryshimin Paqësor”, shoqëria civile mund të merret me gjëra teknike dhe jo politike, raporton EO.

“Shoqëria civile mund të merret me gjëra teknike dhe jo me gjërat e mëdha politike. Gjëra të cilat bëjnë një ndryshim në jetën e qytetarëve”.

Marta Onorato, drejtoreshë e programit “Kosovë, Instituti Republikan Ndërkombëtar”, tha se në diskutim u shprehën disa elemente, të cilat janë pjesë edhe e dialogut. Ajo ka theksuar se fokusi duhet të jetë edhe në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

“Më pëlqeu që u shfaqën disa elemente, aspekti politik, ai teknik, optimizmi dhe pesimizmi. Kështu është edhe dialogu, në fakt”.

Ndërsa, Laura Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e Këshillit për Lidership dhe Rritje ka theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve. Ajo shtoi se komunitetet në Kosovë kanë më së shumti të drejta në gjithë Ballkanin.

“Normalizimi marrëdhënieve është shumë i rëndësishëm për të dyja vendet. Nuk ka asnjë shtet në Ballkan që i jep komuniteteve të drejta si Kosova”.

Moderatori i këtij paneli ishte Alex Roinishvili Grigore, presidenti i Këshillit për Qeverisje Gjithëpërfshirëse.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/hovenier-dialogu-i-udhehequr-nga-be-ja-eshte-rruga-e-vetme-per-normalizimin-e-marredhenieve-kosove-serbi/

Të ngjashme