Marrëveshja për koalicion qeverisës, takohen VV-ja dhe LDK-ja

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 07:37 | Nga Ekonomia Online

Dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të vazhdojnë me një takim tjetër në përpjekje për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës.

Nga takimi i fundit, dy partitë kanë deklaruar se janë pajtuar që qeveria e tyre të mos ketë më shumë se 12 ministri.

Takimi i parë VV-LDK pas zgjedhjeve ka ndodhur ndërmejet dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, e shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme