Marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën hyn në fuqi nga 1 Shtatori 2019

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Ministria ​e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes kësaj informate i njofton qytetarët kosovar me vendbanim në Kosovë dhe bashkatdhetarët me vendbanim në Zvicër se Marrëveshja për Sigurime Sociale  e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës hyn në fuqi prej datës  01 shtator 2019.Kërkesat mund të paraqiten tashmë para hyrjes në fuqi mirëpo përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator 2019.

Për realizimin e të drejtave nga sigurimi social të rregulluara më këtë marrëveshje shtetasit e dy vendeve, për parashtrimin e kërkesave  dhe informatave më të hollësishme mund të  paraqiten të autoritetet përgjegjëse  – organeve ndërlidhëse në adresat vijuese:

1. Në Republikën e Kosovës:  Divizioni i Pensioneve të Jashtme i Departamentit të Pensioneve/Ministria e Punës dhe Mirëqenies SocialeDivisioni I Pensioneve të JashtmeDepartamenti I PensioneveMinistria e Punës dhe Mirëqenies SocialeRruga “Pashko Vasa” – Baraka nr.110000 PrishtinaTel +38338211663Republika e  Kosovështtps://mpms.rks-gov.net 2. Në Konfederatën e Zvicrës: Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët): Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit]• Av. Edmond-Vaucher 18Postfach 3100 [Kutia postare 3100]1211 Genf 2Schweiz [Zvicër]Tel : +41 58 461 91 11Faks: +4158 461 97 05Internet: http://www.zas.admin.ch  Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit: IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit me vendbanim jashtë vendit]Av. Edmond-Vaucher 18Postfach 3100 [Kutia postare 3100]1211 Genf 2Schweiz [Zvicër]Tel. +41 – 58 461 91 11Faks +41 58 461 99 50Internet: http://www.zas.admin.ch

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme