Marrëveshjet Shqipëri-Greqi, ministria e Jashtme greke komenton ndryshimet në qeveri

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë pas ndryshimeve në kabinetin “Rama”, i pyetur në një intervistë radiofonike se çfarë shënon ndryshimi i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, ministri plotësues i Jashtëm Jorgos Katrougkalos është shprehur se zhvillimet e fundit kanë lënë pas marrëveshjen me Shqipërinë, e cila kishte arritur në nivele të kënaqshme gati për zgjidhje.

“Por, aty ku prisnim të kishim konkludimin e këtij progresi të mirë, në festën e 28 tetorit, që përveç përvjetorit festiv kombëtar do të nderonim edhe të rënët në luftën italo-greke në Shqipëri, që për herë të parë gjetën paqe pasi u varrosën me nderime pas 70 vitesh, ndodhi ngjarja e trishtuar me Katsifën”, është shprehur ai.

E prej atëherë, “për arsye që kryesisht kanë të bëjnë me politikën e brendshme të vendi fqinj, sipas vlerësimit tim – ka vazhduar Katrougkalos, – kemi pasur një ftohje të klimës, por që mendoj se është plotësisht e riparueshme”.

“Përpjekja jonë – ka shtuar diplomati grek,–është pikërisht të risjellim nivelin e diskutimit, aty ku ishte, dhe të shkojmë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjeve”.

Jorgos Katrougalos ka theksuar gjithashtu se, Athina është në favor të perspektivës europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, por me parakushtin që të respektojnë sistemin e ligjeve dhe rregullave të BE-së, raporton Tch.

“Kjo për Shqipërinë, jo vetëm që do të thotë ndryshime në shtetin ligjor, por edhe mbrojtje të minoritetit grek. Ndaj fenomene të tilla, si ai i fundit, që është në thelb konfiskimi i pronës së minoritarëve grekë në zonën e Himarës, janë ndër gjërat që vendi fqinj duhet t’i rishikojë”, ka thënë midis të tjerash ministri i Jashtëm plotësues i Greqisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme