Hyseni: Në Hagë nuk po gjykohen veç ish-krerët e UÇK-së, por një popull i tërë

Prishtinë | 01 Pri 2023 | 23:51 | Nga Ekonomia Online

Në prag të “Marshit për Drejtësi”, ish-kryediplomati i Kosovës, Skender Hyseni ka thënë se në Hagë nuk po gjykohen vetëm ish-krerët e UÇK-së, por një popull i tërë.

Sipas tij, pretendimet se kjo gjykatë po krijohej për të hetuar pandehmat idiotike të Dik Martit, për “trafikim organesh” doli të ishte një mashtrim dhe lojë e imponuar makabre për barazimin e agresionit gjenocidal serb mbi Kosovën dhe popullin e saj me luftën e drejtë e çlrimtare të popullit të Kosovës.

Hyseni ka thënë se marshi për drejtësi nuk duhet të ndalet, sepse Serbia ishte agresori, kurse Kosova kërkon drejtësi për krimet që i janë bërë popullit të saj.

“Marshi Për Drejtësi nuk duhet të ndalet. Sepse, populli i Kosovës kerkon drejtësi dhe asgjë tjetër. Bota duhet ta kuptojë që t’ia mohosh drejtësinë një populli të tërë është krimi më i rëndë dhe më i denueshëm!”, thuhet në reagimin e tij. 

Të ngjashme