“Marshojmë s’festojmë” organizon marshin tradicional për Ditën e Gruas

Prishtinë | 08 Mar 2024 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” do të organizojë sot marshin tradicional me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare së Gruas.

Ky marsh organizohet me thirrje për barazi e drejtësi për gratë, shkruan teve1.info.

Nisja do të bëhet nga sheshi “Zahri Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, me fillim nga ora 12:00.

“Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” organizon marshin tradicional për 8 Mars me thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë. (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë,ora 12:00)”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme