Talenti brazilian erdhi në skenë të futbollit sivjet nga Anglia, por qysh tash ka thashetheme se ai mund të largohet për në Spanjë
Gabriel Martinelli ka treguar se është duke e shijuar suksesin në Arsenal, por ka pranuar se më parë ishte refuzuar nga Barcelona para se të bëj lëvizjen e tij për në Emirates Stadium.
18 vjeçari ishte në fokus të skuadrën nga Camp Nou para se Gunners të hynë në garë për të dhe ta transferojnë atë.
“Shumë shkurt pas kupës së Sao Paulos kam qëndruar disa ditë në stërvitje të kampit të Barcelonës. Kalova 15 ditë aty”, ka thënë Martinelli, i cili përfundoi mandej në Arsenal në verën e vitit 2019, për Marca dhe përvojën e tij me Barçën.
“Barcelona me ftoj për t’u stërvitur me ta në La Masia por mandej ata nuk bën asgjë për të me marrë mua, nuk me thanë asgjë…u ktheva në Ituano ku luaja për Copinha dhe pastaj me kontaktoj Arsenali”.
Përderisa Martinelli ishte për pak kohë në Blaugrana, ai pati mundësi të luaj pak me Ansu Fati – i cili tani është në skuadrën seniore të Barcelonës për sezonin 2019-20.
“Ata të gjithë ishin të mirë, unë bërë gjithçka për ta dhënë më të mirën”, shtoi ai për përvojën e tij me lojtarë të Katalonisë.
“Të shikosh ata se si stërvitën, ta njohësh strukturën e klubit, qytetin…ishte një ëndërr e bërë realitet”.
Derisa kishte mundësinë që të stërvitet me Barcelonën, Martinelli pranon se ai dëshiron që gjatë zhvillimit të tij të ndjek hapat e një legjende të Real Madridit.
“Idoli i imë është Cristiano Ronaldo”, tha talenti i Gunners.
“Më pëlqen stili i tij i lojës, mënyra si punon dhe çdo gjë e tij…edhe për çmimet e tij që ai i ka arritur edhe si individ edhe me ekipet e tij”.
Martinelli ka regjistruar deri tani 10 gola në 21 paraqitje për Arsenalin, është thënë se atij mund ti jepet mundësia që ta zëvendësojë Ronaldon në Santiago Bernabeu.
Megjithatë, ai ka pranuar se nuk ka pasur kurrë kontakte nga skuadra e kryeqytetit spanjoll.
“Jo, asnjëherë nuk me kanë kërkuar”, tha Martinelli.
“Jam i fokusuar në Arsenal dhe po përpiqem që ta bëj punën më se miri në këtë klub”. /GazetaExpress/