Martinez e quan Januzajn lojtar special

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Seleksionuesi i Belgjikës, Roberto Martinez, ka thënë se ka besim te sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj, të cilin e ka ftuar për dy ndeshjet eliminatore të “Euro 2020” të këtij muaji kundër Rusisë dhe Qipros.

Belgjika tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Evropian, pasi ka fituar në të gjitha tetë ndeshjet e luajtura deri më tash në kuadër të Grupit I, transmeton Koha Ditore. Belgjika më 16 nëntor luan në udhëtim ndaj Rusisë, kurse pas tri ditësh e pret në shtëpi Qipron.

“Januzaj është një lojtar special dhe ne kemi nevojë për dikë që është i tillë. Kështu që, kjo është arsyeja që e kam ftuar për dy ndeshjet e fundit eliminatore”, është shprehur Martinez.

Januzaj, 24-vjeçar, këtë edicion ka dhënë tri asistime në tetë ndeshje për Real Sociedadin në La Liga. Ai në vitin 2014 ka debutuar te Belgjika dhe deri më tash ka realizuar një gol në 12 paraqitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme