Masakër në Austri, kosovari vret me thikë gruan në sy të fëmijës

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 20:23 | Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graz në lagjen Wetzeldorf të Austrisë, ku protagonist ka qenë një shqiptarë, shkruan oe24.at. Ka qenë një telefonatë që ka mbërritur në orën 5:30, në urgjence e cila alarmoi policinë.

Sipas policisë në telefonatë ata kanë dëgjuar tu thuhej: “Unë dua të raportoj një vrasje”, pastaj ai ka heshtur për disa çaste dhe më pas ka vazhduar “unë kam vrarë gruan time me thikë”.

Sipas mediave bëhet e ditur se pas pak minutash është bërë i mundur arrestimi shqiptarit nga Kosova, Besmir K., 25 vjeç.

Ai ka sulmuar me thikë partneren e tij, Michaela K. nënë e tre fëmijëve, dhe e ka njoftuar vetë policinë dhe i ka pritur në ballkonin e shtëpisë.

Mësohet se gruaja e tij 31-vjeçare pas masakrimit që i bëri me thikë i shoqi, u gjet e vdekur në dyshemenë e banesës, e prerë disa herë me thikë. Autoritet austriake bëjnë të ditur se ndër të tjera ai kishte disa orë e vdekur.

Shqiptari jetonte në Austri dhe kishte marrë nënshtetësinë. Dëshmitarët nga ana tjetër janë shprehur se mes çifti ka pasur konflikte dhe disa herë ka pasur edhe përzënie të njëri-tjetrit nga shtëpia.

Ndërsa një fqinje është shprehur në polici se kishte dëgjuar britma. Ajo ishte zgjuar diku rreth orës dy e gjysmë nga të bërtiturat. “Kam menduar, që vinin nga parku dhe kam fjetur sërish”, ka thënë gruaja.

Ndërsa nga ana tjetër në banesën ku ndodhi ngjarja ka qenë dhe djali 5-vjeçar i viktimës nga një martesë e mëparshme dhe foshnja tremuajshe e çiftit. Viktima ishte gjithashtu nënë e një vajze 9 vjeçe, e cila ndodhej me babanë e saj për fundjavë. Ende nuk dihet motivi që ka sjellë vrasjen.

Trupi i pajetë i gruas, mësuese kopshti i është nënshtruar autopsisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia austriake gjithashtu ka gjetur edhe armën e krimit, një thikë kuzhine.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme