Masakra e pulave në tregun e veturave

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 09:17 | Nga

Jo shumë larg nga dalja e kryeqytetit, mijëra qytetarë dalin të shesin veturat e tyre, e me këtë rast shumë të tjerë shfrytëzojnë rastin të shesin edhe gjëra të tjera. Ndër aktivitetet jashtë shitjes së veturave, është prerja e pulave pa asnjë kontroll.

Përveç se prerja e pulave bëhet në rrugë dhe pa asnjë kontroll, gjendja edhe pas përfundimit të ‘masakrës’ është e tmerrshme. Të gjitha mbetjet lihen në rrugë.

Në fotografitë e siguruara nga Gazeta Metro shihen rrugët e papastruara nga mbetjet e pulave të prera.

Ndryshe, edhe më herët ishte raportuar për shitje të pulave të prera në një vend në dalje të kryeqytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme