Një skandal ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë Peqinit në Shqipëri më 30 shtator 2017.
I dënuar V.G., është masakruar në qelinë e tij.
Çështja njoftohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që e ka hetuar dhe ka zbuluar se kjo ngjarje është fshehur: Dëmtimet e të burgosurit nuk janë prezantuar në kartelën mjekësore, asnjë punonjës nuk ka bërë kallëzim dhe drejtuesi i burgut deklaron se nuk ka dijeni për atë që ka ndodhur.
KSHH vlerëson se ngjarja e mësipërme në të cilën është ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit është shumë e rëndë.
Ajo përbën vepër penale, madje në vështrim të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka elementë të trajtimit çnjerëzor.