Masat e reja: Ora policore fillon nga ora 24:00, gastronomia punon deri në ora 23:00

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 15:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja, raporton Ekonomia Online.

Aty është rekomanduar që ora policore shtyhet nga 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa Gastronomia është propozuar që të punojë deri në ora 23:00.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi para gazetarëve.

“Ne kemi vendos në bazë të masave që kemi pas deri më tani, ato kanë tregu efekt të mirë, kështu që ne do t’i lehtësojmë shumicën prej masave. Hyrja në kufi do të jetë me 2 vaksina, ne i kemi propozuar këto dhe Qeveria duhet me i aprovu natyrisht. Nëse e ka vetëm një duhet me pas test. Në anën tjetër kjo e famshmja ora policore është shty deri në 24:00 dhe fitneset do të hapen, kështu që ka shumë masa lehtësuese”, ka thënë Latifi.

Nëse ora policore u shty deri në 24:00 atëherë gastronomia do të punojë deri në 23:00.“Në bazë të dhënave që kemi jemi në gjendje me i zvogëluar masat, me i zbut pak masat. Nëse duhet me i shtu prapë asaj ne i shtojmë krejt varet prej asaj çka ngjan me statusin epidemiologjik në Kosovë. Këto miratohen nesër besoj dhe nëse duhet me i ndërru ne i ndërrojmë brenda natës”, ka thënë ai.

Këto rekomandime pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës më 4 shkurt.

Të ngjashme