Në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) është vendosur një tendë për të prekurit me COVID-19, raporton Ekonomia Online.
Këtë tendë e kanë vendosur FSK-ja.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se bazuar në rezultatet e testimeve janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar numrin në total në 13.
Bëhet fjalë për familjarë të ngushtë të pacientit nga Stublla e Vitisë që ishte diagnostikuar me këtë virus më 13 mars.