Masat për të luftuar migracionin e parregullt dhanë rezultate pozitive

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të luftës ndaj migrimit të parregullt në Turqi, në 4 muajt e para të vitit 2019, janë kapur mbi 79 mijë migrantë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të huajve që shkonin në Evropë duke kaluar nga deti është zvogëluar me 17,6 për qind ndërsa i atyre të dëbuar është rritur për 34 për qind.

Në njoftimin Ministrisë së Brendshme, masat e sigurisë të marrë në det dhe tokë për të luftuar migracionin e parregullt kanë dhënë rezultate pozitive.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Migracionit, mes datave 1 janar-25 prill janë kapur 79.002 migrantë të parregullt. Prej tyre 32.942 nga Afganistani, 11.691 nga Pakistani dhe 6.432 janë nga Siria.

Zvogëlohet numri i migrantëve të parregullt të kapur

Numri i migrantëve të parregullt të kapur nga forcat e sigurisë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tek afganët është zvogëluar me 14 për qind, ndërsa tek sirianët me 55 për qind.

Gjithashtu edhe numri i migrantëve të parregullt të kapur në mbarë Turqinë është zvogëluar me 2,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa numri i migrantëve të parregullt të dëbuar në krahasim me një vit më parë tek afganët është rritur me 70 për qind, tek pakistanezët 79 për qind, ndërsa tek kombësitë tjera 34 për qind.

Zvogëlohet numri i atyre që arrijnë në Evropë nëpërmjet detit

Falë masave intensive të sigurisë, numri i atyre që përdornin Turqinë si rrugë kalimi për në Evropë u zvogëlua.

Në katër muajt e parë të vitit të kaluar numri i migrantëve të parregullt që kishin arritur në Evropë nëpërmjet kufijve detarë të Turqisë ishte 8.332. Ndërsa ky numër këtë vit u regjistrua 6.864, kështu që pësoi një zvogëlim prej 17,6 për qind.

Të ngjashme