Në mbledhjen e qeverisë u shqyrtua Nisma për lidhjen e marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve master me Ambasadën e Francës në Prishtinë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se kjo marrëveshje do t’u ndihmojë studentëve lidhur me lëvizjen e tyre në Francë, raporton Ekonomia Online.
“Kjo marrëveshje përcakton bashkëpunimin mes palëve me veçanti në lëvizjen e studentëve në Francë. Shuma e dedikuar për vitin e parë do të jetë mbi 5 mijë euro dhe 7000 euro për vitin e dytë”.
Sipas ministrit, kjo marrëveshje do të jetë 2-vjeçare me mundësi vazhdimi.