MAShT dhe Ambasada turke me marrëveshje për bursa studimi në Turqi

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 14:24 | Nga

​Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi bashkë me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivlicim Kiliç, kanë nënshkruar protokollin zbatues të Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë ndërmjet MASHT’it dhe Këshillit për Arsim të Lartë.

“Falënderova ambasadoren për mbështetjen e arsimit në Kosovë, në veçanti arsimimin dhe edukimin e nxënësve dhe studentëve të komunitetit turk që jetojnë në Kosovë, njëherësh theksova se ndër prioritetet kryesore të MAShT është gjithëpërfshirja në arsim, krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë përfshirë këtu edhe fëmijët e komuniteteve jo shumicë”, ka shkruar ministri në njoftimin për marrëveshjen.

“Ky protokoll, veç tjerash ka për synim përcaktimin e vendosjes së pagesës së arsimit universitar dhe pasuniversitar si dhe ndarjen e bursave dhe çështjeve tjera të ndërlidhura për studentët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm në Kosovë dhe që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë në Turqi”, ka thënë Bytyqi.

MASHT dhe Ambasada turke në Kosovë me marrëveshje për bursa studimi në Turqi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme