MASHT-i investon në Drenas, sallë sportive dhe kabinete për shkollën “Abedin Bujupi”

Drenas | 16 Nën 2018 | 12:27 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka vizituar Shkollën Fillore “Abedin Bujupi”, në Arllat të Drenasit.

Ministri Bytyqi, tha se kjo shkollë së shpejti do të vazhdoj punën për projektin e ndërtimit të një salle sportive dhe se do pajiset me kabinete dhe pajisje kompjuterike që do ta lehtësoj punën në mësimdhënie.

“Ne u informuam edhe nga drejtoresha edhe nga mësimdhënësit për gjendjen në shkollë, morëm shumë kërkesa dhe informacione, po ashtu u zotuam së bashku që gjitha obligimet që i kemi të i realizojmë bashkë në mënyrë që sistemi arsimor edhe në këtë shkollë të ketë një ngritje suksesi. Është kënaqësi kur sheh angazhimin e mësimdhënësve dhe të drejtoreshës po shihet edhe nga ambienti i shkollës që kanë bërë punë të mira por na mbetet edhe shumë të mira tjera për të bërë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Bytyqi tha se MASHT do të angazhohet të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm dhe do t’i përmbushë zotimet për t’i pajisur  me pjesë të tjera të infrastrukturës kabinetet.

“Ajo që sot ne e njoftuam edhe drejtoreshën edhe mësimdhënësit edhe drejtorin e DKA-së, ministria tashmë ka vendosë që në këtë shkollë ta kemi një sallë të fizkulturës që është e nevojshme për nxënësit dhe konsideroj se është një vazhdim i kompletimit të infrastrukturës në këto anë. Bashkëpunimi ynë do të vazhdoj, zotimet tona për të i pajisur me pjesë tjera të infrastrukturës me kabinete do jenë përgjegjësi e jona dhe e DKA-së bashkë ndërsa mësimdhënësit u zotuan që do angazhohen që fëmijët tanë të edukohen në frymën që të kenë një të ardhme të sigurt”, shtoi Bytyqi.

Drejtoresha e shkollës “Abedin Bujupi”, Sahadete Nishori-Bytyqi,  tha si drejtoreshë e kësaj shkolle i gëzohet projektit për sallën sportive dhe kabinetit të informatikës.

“Falënderoj ministrin për sallën sportive që është një projekt, që do realizohet në shkollën tonë dhe kabinetet që shkolla jonë të pajiset me kabinete”, tha ajo.

Drejtori i Arsimit në komunën e Drenasit, Tafil Halilaj,  falënderoi ministrin për vizitën e tij në shkollat e Drenasit dhe për investimet që po bëjnë.

“Falënderoj ministrin për investimet që janë duke bërë këtu për palestër sportive dhe që na premtoi kabinetin e informatikës që ne jemi mirënjohës shumë që do na ndihmojë në cilësinë e mësimdhënies”, tha Halilaj.

   

 

Të ngjashme