MAShT ka zbatuar të gjitha rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2016

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 15:12 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e radhës të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike pikë e rendit të ditës ishte Shqyrtimi i raportit të auditimit pwr Ministrinë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) për vitin e 2016.

Nga zyra e auditorit, Bujar Bajraktari, përgjegjës për pasqyrat e auditimit për MAShT, tha se të gjeturat kanë treguar se rekomandimet e dala nga zyra e auditorit nuk kanë pasur zbatueshmëri të plotë nga ana e MASHT-it.

“Tek auditimet e pasqyrave financiare qëllimi është dhënia e opinionit për të dhënat drejtë dhe saktë. Opinioni i auditimit për pasqyrat financiare të MAShT 2016; mbivlerësimi i vlerave kapitaleve 13 milionë euro që ministria ka kryer për shkolla, 9 milionë euro të paguara për libra shkollore. Kemi vlerësuar dobësi të qeverisjes mos zbatim i plotë i rekomandimeve ka ndikim të ultë të auditimit të brendshëm”.

Andin Hoti, anëtar i komisionit, nga radhët e PDK-së, tha se opinioni i auditimit është i pa modifikuar dhe sipas tij janë trajtuar gabimisht paratë për libra shkollorë, janë ndarë si investime kapitale në vend të subvencioneve.

“Opinioni i auditimit është i pa  modifikuar, të gjeturat kryesorë pasuritë kapitale janë të mbivlerësuara, kur janë ndërtuar shkollat nuk kanë rënë në pronësi të komunës. Janë trajtuar gabimisht paratë për libra shkollorë, do duhej të jepeshin si subvencione dhe transfere dhe jo si investime kapitale”.

“Rekomandimet e dala nga komisioni:  MAShT të hartoj planin e veprimit për të gjeturat e auditorit, për zbatimin e  rekomandimeve të dhëna dhe të njoftojë ministri për një muaj komisionin aktual për përfundimet; MAShT të sigurohet se cilat janë stoqet e vjetra deri sa të bëhen stoqet e reja; Ministri i MASHT-it të sigurojë se po punohet saktë në vlerësimin e pasurive kapitale dhe jo kapitale”, ka shtuar Hoti.

Ndërsa Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se 21 rekomandimet e dala nga zyra e auditorit janë plotësuar 10 prej tyre, 9 janë në proces dhe 2 ende nuk janë plotësuar.

“Një numër i madh i rekomandimeve janë plotësuar sa kanë qenë 21, shumica janë plotësuar,10 janë plotësuar 9 rekomandime në proces dhe 2 nuk janë plotësuar”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij dy rekomandimet e dala nga zyra e auditorit dhe të pa plotësuara janë angazhimi i kompanive të caktuara për monitorimin e projekteve të dala nga MASHT-i dhe efikasiteti i rolit të auditorit të brendshëm të kësaj ministrie.

“Dy rekomandimet që nuk janë plotësuar: 1. Kompani të angazhuara që të monitorojnë punën, projektet e ministrisë- mendojmë që nuk është e nevojshme një angazhim i tillë është një kosto shtesë, dhe nuk ka nevojë për kosto shtesë kur me stafin tonë të brendshëm mund ta përfundojmë. 2. Auditimi i brendshëm- nuk është roli çfarë duhet ta ketë auditori brenda ministrisë. Ka nevojë të ketë shtesë, do të fillojmë negociatat me ministrinë e financave që të jetë një numë më i madh i auditorëve të brendshëm në MASHT sesa në ministritë e tjera”, ka shtuar Bytyqi.

Driton Selmanaj, kryetar i komisionit për mbikëqyrjen e financave publike pyeti divizionin për financa të MAShT-së, se pse ka ndodhur që është trajtuar gabimisht buxheti për libra shkollorë si investime kapitale, dhe jo si subvencione dhe transfer.

Sherif Dobra, Nga Divizioni për Buxhet dhe Financa në Ministrinë e Arsimit, ka thënë se kjo ka ndodhur pasi që buxheti kapital është shpenzuar dhe sipas tij, janë imponuar ta vendosin në investim kapital.

“Kur buxheti është shpenzuar si buxhet kapital na imponohet të hyjmë në investim kapital”, ka thënë Dobra.

Të ngjashme