MAShT-i kërkon standardet akademike në avancimin e stafit të UP-së

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 08:17 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, i është drejtuar të mërkurën me një letër rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, rreth dyshimeve të ngritura për avancimet e stafit akademik.

Nëpërmjet kësaj letre, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, Bajrami ka theksuar se MASHT-i ka pranuar ankesa të shumta rreth avancimeve në Universitetin e Prishtinës.

Në letrën e ministrit thuhet se Universiteti i Prishtinës duhet të sigurojë zbatimin e parimeve dhe standardeve më të larta akademike, transparencës, përgjegjësisë dhe udhëheqjes në ushtrimin e veprimtarisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme