MAShT: Provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar me sukses

Prishtinë | 25 Gus 2017 | 14:02 | Nga

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), e ka vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e provimit të maturës shtetërore.

Provimit të Maturës (afati i gushtit) i janë nënshtruar rreth 4 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim.

Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues.

Të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë. Provimi ka qenë i rregullt, testet janë shpërndarë me kohë dhe nuk ka pas mungesa në asnjë qendër testimi.

Pjesa e dytë e afatit të gushtit do të mbahet më 30 gusht 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme