MAShT sqaron mosnjohjen e gradës “Juris Doctor” si “Doktor Shkence”

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Sqarim nga MAShT lidhur me shkrimin e publikuar në disa media për mosnjohjen e gradës “Juris Doctor”, si ekuivalente me gradën “Doktor Shkence në Juridik” të z. Getoar Mjeku.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), sqaron publikun se akuzat e z. Getoar Mjeku ndaj MAShT për mosnjohjen e gradës së doktoraturës nuk qëndrojnë, pasiqë i njëjti nuk ka përfunduar studime të doktoratës në Amerikë, por ka marrë gradën JD (Juris Doctor), e cila nuk është ekuivalente me gradën JSD apo SJD “Doktor i Shkencave Juridike”.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në Internet për këtë dhe do ta kuptoni ndryshimin në mes JD (Juris Doctor) dhe atë JSD apo SJD “Doktor i Shkencave Juridike”.

MAShT gjithashtu njofton se ka qenë shumë transparent në komunikim me z Mjeku lidhur me këtë çështje.

Të ngjashme