MAShT fton studentët e interesuar për doktoraturë, mbështetje prej 8 mijë e 500 euro

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrje për studentët kosovarë që ndjekin studimet e doktoraturës në 500 universitetet më të mira në botë që që të konkurrojnë për përfitimin e mbështetjes financiare për doktoraturë në vlerë vjetore prej 8,500 euro.

Ministria e Arsimit bënë të ditur se thirrja është e hapur nga data 19.09 2022 deri më 03.10. 2022, në ora 16.00.

Postimi i plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrje, me të cilën ftohen studentët kosovarë që ndjekin studimet e doktoraturës në 500 universitetet më të mira në botë, që të konkurrojnë për përfitimin e mbështetjes financiare për doktoraturë në vlerë vjetore prej 8,500 euro.

Thirrja është e hapur nga data 19.09 2022 deri më 03.10. 2022, në ora 16.00.

Aplikimi bëhet në platformën e-Kosova.

Thirrja: https://masht.rks-gov.net/thirrje-per-mbeshtetje…/

Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=417

Të ngjashme