Mashtruan qytetarët për viza, përfituan mbi 1 milion euro, 10 vjet burgim për fajtorët

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-drejtori ekzekutiv i shkollës “DBBS” në Prizren, Flamur Hoxha, është dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 21 mijë euro gjobë, pasi është shpallur fajtor se ka mashtruar qytetarët për viza pune në Gjermani.

I akuzuari tjetër, Besim Rexhaj, është dënuar me katër vjet burgimim dhe me 12 mijë euro gjobë.

Ndërsa, Veprim Rexhepi është dënuar me gjashtë muaj burgimim me kusht, i cili nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale.

Hoxha dhe Rexhaj, akuzohen se në bashkëkryerje kanë mashtruar një numër të madh të qytetarëve, nga të cilët kanë marrë para prej 2500-3000 euro, kinse do t’i punësojnë në Gjermani, e më pas duke keqpërdorur në forma të ndryshme me fondet në fjalë, raporton Betimi për Drejtësi.

Kurse, Veprim Rexhepi akuzohet se me anë të falsifikimit, ka nënshkruar rreth 400 kontrata pune për në shtetin e Gjermanisë, pa qenë i autorizuar fare nga personat përgjegjës, në emër të të cilëve janë lëshuar këto kontrata.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të enjten nga Gjykata Themelore në Prizren.

Ndaj të akuzuarit Flamur Hoxha, është shpallur edhe aktgjykim plotësues, konfiskimi i pasurisë, konkretisht një shtëpi, një veturë “BMË X5”, si dhe një “Audi”, kurse të akuzuarit Rexhaj, i është konfiskuar një banesë me garazh, si dhe një veturë e tipit “Polo”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme